Vota e emigrantëve, Celibashi: Pak kohë në dispozicion (Tregon filtrat që do përdoren për dekriminalizimin)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 28-01-2021 Vota e emigrantëve, Celibashi: Pak kohë në dispozicion (Tregon filtrat që do përdoren për dekriminalizimin)

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, sot në një deklaratë për median u shpreh se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pakë kohë për sa i përket votës së emigrantëve në zgjdhjet e 25 prillit.

Celibashi shprehet se nëse nuk ka konsensus, procesi nuk ka kuptim, teksa shprehet se sigurimi i votës së emigrantëve, ka edhe probleme teknike.

“Kemi pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve.  Nëse nuk ka konsensus, procesi nuk ka kuptim. Çështja është delikate dhe ndaj të gjitha palët duhet të ketë konsensus.

Procesi për sistemin duhet të kishte nisur më parë. Sigurimi i votës së emigrantëve, ka edhe probleme teknike. Javën tjetër mund të kemi draftin e dakordësuar”, u shpreh Celibashi.

Ndër të tjera ai tha se do të ndërtohet një sistem transparence, ku qytetarët por edhe media mund të raportojnë raste të kandidatëve të dyshimtë.

“Në krahasim me zgjedhjeve vendore numri i rasteve teorikisht është më i vogël, në rastin maksimal 140 kandidatë për 5-6 apo 7 parti politike se nuk besoj se do ketë më shumë se kaq. Për këtë numër KQZ pak a shumë i ka kapacitetet për të bërë të paktën verifikimet e para. Pastaj për verifikime të thelluara mund të kërkohet angazhim dhe të Zyrës së prokurorit të Përgjithshëm. Për disa verifikime mund të kërkohet angazhim edhe të Zyrave Ndërkombëtare, homologe të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshme. Ne po ndërtojmë një sistem në kuadër të transparencës, në faqen e internetit të KZQ, të raportimit dhe bërjes publike të të dhënave. Me këtë rast nxis qytetarët apo juve si medias që, që në momentin e parë të bëjnë publike rastet për të cilat kërkohet vëmendja e KZQ,” tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorja Kim takon ministren e Drejtësisë: Diskutuam prioritetet e 2021, Reforma në drejtësi po ecën përpara, hap pas hapi
Edi Rama uron Kadarenë për ditëlindje: Gojëdhëna se Ismaili nuk shkruan më, uroj të jetë vetëm një lojë e tij; si një i huaj me pasaportë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011758804321289
array(1) { ["section"]=> string(110) "vota-e-emigranteve-celibashi-pak-kohe-ne-dispozicion-tregon-filtrat-qe-do-perdoren-per-dekriminalizimin-236716" }