‘Votat kemi mësuar t’i vjedhim ne demokratët’, Dash Shehi shkon i dehur në emision dhe flet ‘sinqerisht’ (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:26 28-10-2019 ‘Votat kemi mësuar t’i vjedhim ne demokratët’, Dash Shehi shkon i dehur në emision dhe flet ‘sinqerisht’ (Video) Dashamir Shehi, moment i shkeputur nga video

Kreu i LZHK Dashamir Shehi bëhet shpesh viral në rrjetet sociale me deklaratat e tij por dhe daljet publike në gjendje të dehur.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ish-deputeti Shehi flet për domosdoshmërinë e Reformës Zgjedhore dhe kërkesat e partive të vogla, por që vëmendja nuk është aspak te ato që ai thotë por te gjendja e tij. I dehur dhe duke folur gati përçart në emisionin e mëgjesit në RTSH, Dash Shehi në një moment shprehet se ata që kanë vjedhur vota të parët kanë qenë demokratët.

“Votat i kemi mësuar t’i vjedhim ne demokratët. Ja ta them unë… ne demokratët, fillu nga unë në 1996 e mbrapa”, thotë kreu i LZHK, nën efektin e alkoolit por të paktën “i sinqertë” në atë që deklaron.

Për më tepër ndiqni videon: *Emisioni është regjistruar në datë 1 nëntor 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073850154876709
array(1) { ["section"]=> string(112) "votat-kemi-mesuar-t-i-vjedhim-ne-demokratet-dash-shehi-shkon-i-dehur-ne-emision-dhe-flet-sinqerisht-video-183865" }