Votimi i kandidatëve për deputetë në Kukës, Bardhi: Proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri, i rëndësishëm për vendin dhe PD

Publikuar tek: politike, më 09:50 25-09-2020 Votimi i kandidatëve për deputetë në Kukës, Bardhi: Proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri, i rëndësishëm për vendin dhe PD Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë në Kukës që të dalin sot dhe të votojnë në zgjedhjet e brendshme, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

"Sot PD nis fushatën elektorale, me një hap të madh, për fitoren e e thellë të PD me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilin do u drejtohemi qytetarëve. Sot qytetarët shqiptarë, me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundëinë të shohin dallimin, mes një partie, PD që procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ia beson qytetarëve dhe partisë së kryeministrit në ikje që kandidatët i përzgjedh me Niçen. Zëri i tyre, mendimi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kandidatët zgjidhen me votën e tyre dhe vullnetin e tyre", tha Bardhi.

Më tej, ai u bëri thirrje gjithë anëtarëve që të dalin në votime. "Çdo anëtar i PD të marrë pjesë në këtë test për demokracinë. Ky proces është shumë i rëndësishëm, për PD dhe për Shqipërinë sepse jep një model demokratik të mënyrës sesi funksionon një parti", përmbylli Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011349201202393
array(1) { ["section"]=> string(133) "votimi-i-kandidateve-per-deputete-ne-kukes-bardhi-proces-qe-ndodh-per-here-te-pare-ne-shqiperi-i-rendesishem-per-vendin-dhe-pd-221604" }