Votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur Venecian, McAllister i shqetësuar: Ndryshimet e njëanshme thellojnë krizën politike para zgjedhjeve të 25 prillit

Publikuar tek: politike, më 18:07 28-10-2020 Votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur Venecian, McAllister i shqetësuar: Ndryshimet e njëanshme thellojnë krizën politike para zgjedhjeve të 25 prillit David McAllister

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës se Kodi Zgjedhor do votohet ditën e nesërme.

Përmes një shënimi në Twitter, ai shpreh shqetësimin për këtë vendim dhe thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit.

Kjo sipas McAllister do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet në politikë pas 7 vitesh, Jozefina Topalli prezanton partinë e re: Nuk do qendroj anash dhe të hesht! Tre partitë kanë marrë peng Shqipërinë
"Maska Ra!" Spiropali ironizon Metën: Presidenti i maskuar nuk mban maskë, shkel Kushtetutën me të dy këmbët »
Article Logic
Execution time: 0.011152982711792
array(1) { ["section"]=> string(152) "votimi-i-kodit-zgjedhor-pa-pritur-venecian-mcallister-i-shqetesuar-ndryshimet-e-njeanshme-thellojne-krizen-politike-para-zgjedhjeve-te-25-prillit-225532" }