Votimi në parim i Vettingut për Policinë në Kuvend, reagon Xhafaj

Publikuar tek: politike, më 22:45 26-02-2018 Votimi në parim i Vettingut për Policinë në Kuvend, reagon Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas votimit në parim të projektligjit për Vettingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA.

Xhafaj shprehet se tashmë Vettingu mori dritën jeshile, ndërsa falenderon të gjitha ata që mbështetën këtë nismë duke përfshirë edhe opozitën.

“Ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi. Faleminderit të gjithë atyre që e mbeshtetën e punuan për këtë nismë. Faleminderit kolegëve socialistë për votën e qartë PRO këtij projekti. Faleminderit për ata kolegë të opozitës që kontribuan në këte proces duke e mirëkuptuar votën politike të tyre. Vlerësim dhe mirënjohje për bashkepunëtorët e mi që punuan për këtë projekt shumë të rëndësishem, për partnerët vendas dhe ata ndërkombëtar. Falenderim për Policine e Shtetit që e ka mbështetur fortë këtë iniciatië dhe kontribuoi për të. Një tjetër faqe e re po hapet në reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshojë rrënjësisht atë. Histori e një policie moderne europiane do të jetë ajo pas Vettingut. Rruga është e gjatë dhe jo e lehtë. Por tani jemi në atë rrugë. Ne zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, është shprehur Xhafaj

Projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA u votua në parim me 81 vota pro dhe 31 abstenim.

Ndërsa votimi nen për nen është shtyrë për seancën e radhës pas një sërë amendamentesh të paraqitura nga LSI për përmirësimin e ligjit. Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet për të reflektuar mbi propozimet e LSI-së. Ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur të votojë kundra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010854005813599
array(1) { ["section"]=> string(71) "votimi-ne-parim-i-vettingut-per-policine-ne-kuvend-reagon-xhafaj-111569" }