Votimi për "Belgjikën"/ Frroku merr leje nga Prokuroria, flet sot në Kuvend

Publikuar tek: aktualitet, më 08:13 02-04-2015 Votimi për

Deputeti Mark Frroku, për të cilin Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” do të jetë sot i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Leja është dhënë nga Drejtoria e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e miratuar nga drejtori Kostaq Beluri.

“Bashkëlidhur ju dërgojmë ‘autorizimin për leje të veçantë’ të deputetit Mark Frroku, i cili duhet të marrë pjesë në mbledhjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë që zhvillohet ditën e enjte, me datë 02.04.2015, ora 10:00, në godinën e seancave plenare të Kuvendit”, lexohet në shkresë.

Ky autorizim është publikuar nga avokati i deputeti, Saimir Vishaj, i cili sqaron se Frroku do të flasë përpara deputetëve të tjerë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e Mark Frrokut për llogari të drejtësisë belge, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Bruksel.

Aktualisht, Frrokut i është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, për shkak të hetimit të nisur nga Prokuroria për “deklarim të rremë përpara prokurorit” në çështjen “Doshi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA vendos, Shqipëri-Serbi luhet në Spanjë
Jonida Shehu: Përndjekësin e kisha pas në çdo hap, më kërkonte llogari »
Article Logic
Execution time: 0.011025905609131
array(1) { ["section"]=> string(76) "votimi-per-belgjiken-frroku-merr-leje-nga-prokuroria-flet-sot-ne-kuvend-7589" }