Votohen kandidatët për deputetë të PD në Berat: Ja 10 nga 26 EMRAT që vazhdojnë garën, anëtarësia përjashton ish-deputetin Astrit Veliaj

Publikuar tek: politike, më 19:10 28-09-2020 Votohen kandidatët për deputetë të PD në Berat: Ja 10 nga 26 EMRAT që vazhdojnë garën, anëtarësia përjashton ish-deputetin Astrit Veliaj

Ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Berat.

Nga votimi kanë dalë 10 kandidatë që do të vijojnë garën për pjesën tjetër të procesit përzgjedhës, teksa bie në sy mungesa e Astrit Veliaj, i cili ka qenë deputet i PD prej dy mandatesh.

Veliaj prej vitit 2000 e në vijim është President i shoqërisë UFO shpk., Albanian University. 

120322270_1731638016987019_3150269488288963529_n.jpg

Dega e PD në Berat përmes një shënimi në rrjete sociale ka shprehur mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.

120155876_1731638050320349_2340770255397147527_n.jpg

Shënimi i PD dega Berat

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

120143669_1731638080320346_5627249430501012543_n.jpg

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

120373112_1731638166987004_5424526344593806297_n.jpg

Fitore Fitore Fitore

Lexo edhe: Nesër votojnë demokratët e qarkut të Beratit, PD publikon listën me 26 kandidatët për deputetë (EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012428998947144
array(1) { ["section"]=> string(97) "votohen-kandidatet-per-deputete-te-pd-ne-berat-ja-10-nga-26-emrat-qe-vazhdojne-garen-emrat-221997" }