Votohet në Komision, i hiqet mandati Nikola Gruevskit

Publikuar tek: rajon, më 12:01 29-05-2019 Votohet në Komision, i hiqet mandati Nikola Gruevskit

Komisioni Kuvendor në Maqedoninë Veriore votoi sot pro heqjes së mandatit të deputetit për ish-kryeministrin e vendit Nikola Gruveski.

Ish kryeministri u arratis pak muaj më parë nga vendi i tij dhe fitoi azil politik në Hungari pas dënimit për korrupsion.

Ndërkohë, në Komision ishin të pranishëm pjesë më e madhe e anëtarëve, ndërsa seanca u udhëheq nga nënkryetarja Snezhana Kalesa Vançeva. Anëtarë e Komisionit i propozuan Kuvendit që t’i merret mandati i deputetit Gruevskit.

Në seancën e radhës plenare të Kuvendit të Maqedonis së Veriut do të votohet për mandatin e deputetit Nikola Gruevski. Për heqjen e mandatit ndaj ish-kryeministrit duhen 2/3 e votave të parlamentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033208847045898
array(1) { ["section"]=> string(59) "votohet-ne-komision-i-hiqet-mandati-nikola-gruevskit-166144" }