Votohet SHKARKIMI i Donald Trump, ja sa republikanë e tradhtuan presidentin amerikan

Publikuar tek: bota, më 22:32 13-01-2021 Votohet SHKARKIMI i Donald Trump, ja sa republikanë e tradhtuan presidentin amerikan Dhoma e Perfaqesuesve

Ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve rezoluta për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, për rolin e tij gjatë sulmeve në Capitol Hill, duke e akuzuar si nxitës i tyre.

Me 231 vota pro dhe 197 kundër, Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim. Votave të demokratëve iu shtuan edhe ato të 10 republikanvëe, të cilët votuan kundër presidentit të zgjedhur nga vetë ata.

Tashmë vendimi përfundimtar do t’i takojë Senatit, i cili do të vendosë nëse Donald Trump do të shkarkohet apo do të qëndrojë në detyrë deri në 20 janar.

Kujtojmë se Donald Trump humbi betejën në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit përballë Joe Biden, ndërsa ditët e fundit në SHBA shpërthyen protestat për shkak se mbështetësit republikanë akuzonin Biden për vjedhje votash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harroi fjalëkalimin e llogarisë me 240 milionë dollarë, gjermani mbetet mes dy zgjedhjeve
'Do tërheqim reklamat', YOUTUBE merr masa drastike ndaj presidentit Donald Trump »
Article Logic
Execution time: 0.021829128265381
array(1) { ["section"]=> string(90) "votohet-shkarkimi-i-donald-trump-ja-sa-republikane-e-tradhtuan-presidentin-amerikan-234889" }