Votohet sot në Greqi ligji për nënshtetësinë e emigrantëve, si vështirësohen kushtet

Publikuar tek: politike, më 12:50 19-03-2019 Votohet sot në Greqi ligji për nënshtetësinë e emigrantëve, si vështirësohen kushtet

Sot në parlamentin grek votohet ligji i ri për marrjen e nënshtetësisë greke nga emigrantët që jetojnë në Greqi.

 

Ligji që pritet të votohet ka këto ndryshime:

• Pagesa e re e kuotës për marrjen e shtetesisë rritet nga 550 euro në 700 euro.

• Ata që interesohen për shetesinë greke do duhet të kalojnë një test me 30 pyetje rreth traditave, gjuhës dhe fesë greke. Këto pyetje do zhgjidhen në menyrë rastësorë nga 300 pyetje që janë të përmbledhura te faqja e internetit të ministrisë greke.

• Aplikuesit për nënshtetesinë duhet të kalojnë edhe një provim me shkrim të gjuhës greke të nivelin A1, ndërsa për të folurën në nivelin B1. Nuk do japin provime fëmijët që kanë berë minimunin 3 vite shkollë, ndërsa të moshuarit mbi 65 vjeç do japin një provim specifik vetëm për të folurën.

• Nga koha e aplikimit nuk lejohet largimi nga shteti grek për më shumë se 18 muaj pasi në të kundërt, kërkesa e shtetësisë do anullohet.

• Koha që duhet për marrjen e shtetesisë do jetë 20-22 muaj nga dita e kërkesës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098171234130859
array(1) { ["section"]=> string(90) "votohet-sot-ne-greqi-ligji-per-nenshtetesine-e-emigranteve-si-veshtiresohen-kushtet-157035" }