Vranë 23-vjeçarin me thikë dhe e hodhën në kanal, arrestohen dy autorët në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 08:42 13-08-2019 Vranë 23-vjeçarin me thikë dhe e hodhën në kanal, arrestohen dy autorët në Fier Foto nga vendi i krimit - viktima Florian Selimi

Arrestohen dy autorët e vrasjes së Florian Selimit në fshatin Hamil të Fierit.

Blutë bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, vranë me thikë 23-vjeçarin dhe më pas e hodhën në kanal.

Viktima u gjet mëngjesin e djeshëm i hedhur në një kanal, ndërsa shumë pranë trupit të pajetë ishte edhe një makina e tij me gomë të hequr dhe me kofano të hapur.

Sakaq, burime bëjnë me dije se Selimi është me precedent penal, pasi është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine. Mirëpo, nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

Fier/ Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.35400104522705
array(1) { ["section"]=> string(85) "vrane-23-vjecarin-me-thike-dhe-e-hodhen-ne-kanal-arrestohen-dy-autoret-ne-fier-175170" }