Vranë 23 vjeçarin Regis Runaj, Gjykata vendos 'Arrest me burg' për dy vrasësit me pagesë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 10-08-2020 Vranë 23 vjeçarin Regis Runaj, Gjykata vendos 'Arrest me burg' për dy vrasësit me pagesë Viktima Regis Runaj dhe autori Euglen Halili

Gjykata ka vendosur masën e "Arrestit me burg" për Xhuljo Hoxhën, 29 vjeç dhe për Euglen Halilin, 23 vjeç, të cilët në bashkëpunim kanë vrarë 23 vjeçarin Regis Runaj.

Ngjarja ka ndodhur në datën 29 korrik, ku Halilaj në afërsi të varrezave në qytetin e Elbasanit ka goditur 27 herë me thikë Regis Runajn, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu Xhuljo Hoxha dhe Euglen Halili dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi dyshohet se ata janë paguar që të ndjekin dhe kontrollojnë lëvizjet e viktimës.

LEXO EDHE: POLICIA E ELBASANIT DEKLARATË/ Zbardhen vrasjet e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan, policia arreston edhe dy persona të tjerë (EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013198852539062
array(1) { ["section"]=> string(92) "vrane-23-vjecarin-regis-runaj-gjykata-vendos-arrest-me-burg-per-dy-vrasesit-me-pagese-216668" }