Vranë 46-vjeçarin shqiptar se donin t'i vidhnin drogën, gjykata dënon me burg 4 australianët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 30-10-2020 Vranë 46-vjeçarin shqiptar se donin t'i vidhnin drogën, gjykata dënon me burg 4 australianët

Gjykata australiane ka dënuar me burg katër persona, për vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar Urim Gjabri.

Vrasja ka ndodhur në tetor të vitit 2018 në Adelaide dhe pas hetimeve, gjykata shpalli fajtor John Mitchell, 33 vjeç, Alfred Claude Rigney, 44 vjeç, Matt Bernard Tenhoopen, 25 vjeç dhe Aaron Donald Carver, 37 vjeç.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, këta katër persona kishin shkuar në shtëpinë e shqiptarit për t'i grabitur një sasi droge që ai mbante aty.

Grabitësit e sulmuan me mjete prerëse 46-vjeçarin në trup dhe në kokë dhe më pas u gjet i vdekur nga shokët e tij. 46-vjeçari, i cili erdhi në Australi si refugjat, u gjet nga një mik në një pellg me gjak. Gjatë gjykimit, prokurori Rob Walker i tha jurisë se Gjabri vdiq nga trauma e rëndë dhe e fortë në kokë.

Gjykatësit iu tha se gjatë hetimeve, policia gjeti ADN-në e dy të akuzuarve brenda shtëpisë së të vdekurit. Gjithashtu ata gjetën ADN-në e një të pandehuri të tretë në timonin e makinës së Urim Gjabrit.

aerg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thyen kasafortën dhe vodhën paratë në një lokal në Kukës, vihen në pranga dy vëllezër
KED paditet nga dy kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Tafaj: Më diskriminuan se isha i verbër! »
Article Logic
Execution time: 0.011519908905029
array(1) { ["section"]=> string(98) "vrane-46-vjecarin-shqiptar-se-donin-t-i-vidhnin-drogen-gjykata-denon-me-burg-4-australianet-225767" }