Vranë 8000 vetë në Srebenicë 24 vite më parë, kryeministrja serbe: Keqkuptim i së kaluarës (DEKLARATA QË PO NGJALL REAGIME)

Publikuar tek: rajon, më 09:39 11-07-2019 Vranë 8000 vetë në Srebenicë 24 vite më parë, kryeministrja serbe: Keqkuptim i së kaluarës (DEKLARATA QË PO NGJALL REAGIME)

“Keqkuptim i së kaluarës”. Deklarata e kryeministres së Serbisë Ana Brnabic për masakrën e Srebenicës që do të përkujtohet sot në 11 korrik, duket se ka shkaktuar një lumë komentesh në Bosnje e në Kosovë për mënyrën sesi Serbia konsideron një prej genocideve më të rënda të ballkanit.

Kryeministrja e Serbisë tha dje në Jahorina se nuk do të shkojë në Srebrenicë në përvjetorin e genocidit sepse nuk është ftuar në këtë ceremoni, ndërsa shtoi se “rikthimi constant në të kaluarën” nuk I shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Nuk jam ftuar kështu që nuk do të shkoj” tha ajo gjatë samitit SEECP.

Për genocidin ajo përdori termin “një krim I tmerrshëm” dhe shtoi se ngushëllon familjet që humbën të dashurit e tyre në konfliktin në Bosnje Hercegovinë.

Ajo shfrytëzoi rastin të thotë se para katër vitesh krysministri Aleksandër Vucic ishte sulmuar në Srebrenicë dhe nuk ishte dënuar askush për sulmin. Brnabic beson se do të ishe e dëshirueshme të shmangeshin “keqkuptimet e së kaluarës” për krimet e viteve 1990.

Mimoza Kusari në Kosovë thotë se “nëse një genocide kualifikohet si “keqkuptim I së kaluarës” nuk do të ketë asnjëherë kuptim/marrëveshje në Ballkan. Kjo ka qenë deklarata më e keqe në dritën e kujtesës së 24 vjetorit të krimit më të rëndë që nga LIIB. Të të vijë turp ty dhe gjithë atyre që nuk dënojnë ato krime”.

Masakra e Srebenicës u krye nga serbët boshnjakë drejtuar nga Ratko Mlladic. Scorpions, një njësi paramilitare Serbe që kishte qenë pjesë e ministrisë së brendshme deri në 1991 mori pjesë në masakër.

Genocidi I Srebenicës ndodhi në 11 korrik 1994, dhe në të u vranë mbi 8000 boshnjakë, burra, gra e fëmijë nga mosha 12 deri në 77 vjec.

E njohur nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës si Genocid, është një ndër krimet më të rënda që kanë ndodhur në botë pas luftës së dytë botërore, por jo “një keqkuptim I së kaluarës”, sic duan ta cilësojnë sot serbët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095829963684082
array(1) { ["section"]=> string(126) "vrane-8000-vete-ne-srebenice-24-vite-me-pare-kryeministrja-serbe-keqkuptim-i-se-kaluares-deklarata-qe-po-ngjall-reagime-171844" }