Vranë shqiptarin dhe i plagosën vëllain, arrestohet banda e emigrantëve

Publikuar tek: bota, më 20:49 29-05-2019 Vranë shqiptarin dhe i plagosën vëllain, arrestohet banda e emigrantëve Shtetasi shqiptar 35 vjeçar Edmond Jonuzi, i vrare ne 9 qershor 2018

7 persona të një bande janë arrestuar nga autoritetet britanike, pas një sulmi ku mbetën të vrarë shtetasi shqiptar Edmond Jonuzi dhe mbeti me plagë të rënda në kokë, vëllai i tij.

35 vjeçari Edmond Jonuzi, i njohur ndryshe edhe si Edmond Preci u vra pranë stacionit të Turnpike Lane në 9 qershor të vitit të kaluar. Nga sulmi i disa personave mbeti i plagosur rëndë dhe me fraktura në kafkë edhe vëllai i tij Erald Preci.

20 vjeçari Bilal Mumin, nga Finchley Road, Hampstead, u shpall fajtor për vrasjen e Edmond Jonuzit ditën e djeshme nga gjykata. Gjashtë anëtarë të bandës së emigrantëve ilegalë u dënuan për trazira të dhunshme.

Ndërkohë 21 vjeçari Saydomar Mohammed, u shpall fajtor për dhunë dhe për  posedim të një arme zjarri.

Tenzin Massiah, 23 vjeç, nga Strode Road, Abdul Mohamed, 22 vjeç, Ismail Mohammed  21 vjeç, Rayan Saleh, 24 vjeç dhe shtetasi shqiptar Eldar Iliazi, u dënuan për përdorim dhune, trazira dhe posedim armësh.

denuarit.jpg

convict.jpg

Makina.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011693954467773
array(1) { ["section"]=> string(77) "vrane-shqiptarin-dhe-i-plagosen-vellain-arrestohet-banda-e-emigranteve-166209" }