Vranësira dhe reshje të herëpashershme, mësoni si do jetë moti sot: Nuk do mungojë dielli

Publikuar tek: aktualitet, më 07:15 22-01-2021 Vranësira dhe reshje të herëpashershme, mësoni si do jetë moti sot: Nuk do mungojë dielli

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore 1°C deri në 10°C

-zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

-zonat bregdetare 7°C deri në 16°C.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i Sali Berishës: Rama do nxirret me polici nga zyra, sepse nuk do ta dorëzojë kryeministrinë
Plas sherri në Tiranë: Gruaja pëlqen Sinan Hoxhën, burri Anën e ‘Përputhen’; nëna e 2 fëmijëve tenton të vetëvritet, babai përfundon në Polici (EMRAT-NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.011180877685547
array(1) { ["section"]=> string(94) "vranesira-dhe-reshje-te-herepashershme-mesoni-si-do-jete-moti-sot-nuk-do-mungoje-dielli-235925" }