Vranësira, kthjellime e reshje me intensitet të ulët, mësoni si do të jetë moti këtë javë (Parashikimi)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 26-10-2020 Vranësira, kthjellime e reshje me intensitet të ulët, mësoni si do të jetë moti këtë javë (Parashikimi)

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

122507994_1039770469795625_1229094150797583285_o.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emigrantit shqiptar i bëhet atentat në Itali, në gjendje të rëndë për jetën
Fieri ‘zgjohet’ me krisma armësh, vritet në Sheq 50 vjeçari, FNSH dhe Policia blindojnë qytetin (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.02387809753418
array(1) { ["section"]=> string(106) "vranesira-kthjellime-e-reshje-me-intensitet-te-ulet-mesoni-si-do-te-jete-moti-kete-jave-parashikimi-225143" }