Vranësira, reshje shiu dhe dëborë, mësoni si do jetë moti këtë javë (Parashikimi për 5 ditë)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:16 30-11-2020 Vranësira, reshje shiu dhe dëborë, mësoni si do jetë moti këtë javë (Parashikimi për 5 ditë) FotoArkive

Moti në këtë javën që ka nisur do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë e tjera plot diell.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, ndërsa në lartësinë mbi 800 metra në verilindje, do ketë reshje bore.

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug do ketë reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra do ketë reshje bore, kurse në juglindje këto reshje do jenë në lartësinë mbi 1000 metra.

Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra reshje bore.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte.

Temperaturat do të pësojnë luhatje të ndjeshme si më poshtë:
127629864_1067921710313834_2430558110803110306_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Planet post Covid-it, ja 25 destinacionet më të mira për vitin 2021
»
Article Logic
Execution time: 0.010761976242065
array(1) { ["section"]=> string(95) "vranesira-reshje-shiu-dhe-debore-mesoni-si-do-jete-moti-kete-jave-parashikimi-per-5-dite-229585" }