Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, policia zbardh emrat e 3 super të kërkuarve nga lista (DETAJE-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 23-02-2020 Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, policia zbardh emrat e 3 super të kërkuarve nga lista (DETAJE-FOTO) 3 super te kerkuarit

Policia ka zbardhur emrat dhe fotot e 3 personave që janë në listën e të superkërkuarve.

Aleks Totraku (Abdyl Lala), Antonio Lala (Mirjan Lala) dhe Nexhip Rexho janë të dënuar me 25 vite burgim për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D.

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D.

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M.

Njoftimi i Policisë:

Këta janë tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje".

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje".

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096862316131592
array(1) { ["section"]=> string(110) "vrases-gjakftohte-dhe-te-pameshirshem-policia-zbardh-emrat-e-3-super-te-kerkuarve-nga-lista-detaje-foto-196171" }