Vrasës të pamëshirshëm, policia zbardh emrat e 3 super të kërkuarve të tjerë nga lista (DETAJE-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 22-02-2020 Vrasës të pamëshirshëm, policia zbardh emrat e 3 super të kërkuarve të tjerë nga lista (DETAJE-FOTO)

Policia ka zbardhur emrat dhe fotot e 3 personave që janë në listën e të superkërkuarve.

Gentian (Eugen) Sula, Besnik Lamçja dhe Kujtim Qordja janë të dënuar me 25 vite burgimpër veprën penale të vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Njoftimi i Policisë:

Tre të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Gentian (Eugen) Sula

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim".

87736594_3197601110464433_4121782308975935488_n.jpg85239302_334413587494572_7739004366962556928_n.jpg84153213_195423704995175_2094467074209349632_n.jpg

 

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096230506896973
array(1) { ["section"]=> string(104) "vrases-te-pameshirshem-policia-zbardh-emrat-e-3-super-te-kerkuarve-te-tjere-nga-lista-detaje-foto-196066" }