Vrasësi i dyfishtë shqiptar nuk pranon të ekstradohet nga Britania

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 09-05-2017 Vrasësi i dyfishtë shqiptar nuk pranon të ekstradohet nga Britania

Gjykata e Ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e 45 – vjeçarit Martin Kaza, i dënuar në mungesë me 22 vite burg, për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një personi tjetër.

Martin Kaza mbërriti në Londër duke kërkuar azil si qytetar i Kosovës, me emër tjetër për ti shpëtuar burgut.

Nga procesi gjyqësor i ekstradimit u mësua se ai punonte në restorante, lavazhe dhe ndërtim, për të rritur tre fëmijët e lindur në Angli, të moshës pesë, shtatë dhe trembëdhjetë vjeç.

Duke folur përpara gjykatës, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza në 1994, ai ishte fshehur në Greqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi nga ISHP: Në gjimnazet shqiptare po pihet hashashi masivisht
U zhduk para 3 vitesh në Itali, ku ka përfunduar shqiptarja e dyshuar si e trafikuar? »
Article Logic
Execution time: 0.010354042053223
array(1) { ["section"]=> string(72) "vrasesi-i-dyfishte-shqiptar-nuk-pranon-te-ekstradohet-nga-britania-78025" }