Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj: Më ka kërcënuar Artan Didi, Konomi u vra nga njerëz që dalin në TV

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 24-07-2015 Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj: Më ka kërcënuar Artan Didi, Konomi u vra nga njerëz që dalin në TV

Julian Sinanaj, autori i disa vrasjeve me pagesë, ka thënë gjatë kontaktit me televizionin News24 se është kërcënuar disa herë, madje edhe nga vetë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, që të mos flasë në lidhje me porositësit e vrasjeve.

Gjatë telefonatës, Sinanaj akuzoi Policinë dhe Prokurorinë se po fsheh provat për biznesmenin e hidrokarbureve Ilir Karçini, i cili i ka porositur vrasësit me pagesë ekzekutimin e konkurentit të tij në biznes, Piro Bare.

Sipas Julian Sinanajt në qelinë e tij ka shkuar ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi, i cili e ka kërcënuar dhe i ka bërë presion të mos flasë për biznesmenin Karçini dhe gjyqtarin e Vlorës Skerdilajd Konomi, që sipas Sinanajt, “është vrarë nga deputetë e njerëz me pushtet, njerëz që dalin çdo ditë në televizion”.

"Kam 7 muaj në qeli dhe nuk më kanë sjellë avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht në qelinë time dhe më ka kërcënuar të mos them asgjë në lidhje me biznesmenin Ilir Karçini", ka thënë Sinanaj.

Telefonata e Julian Sinanajt me News24 u bë nga ambientet e spitalit të burgut, ndërsa ai nuk ka mundur të flasë për shumë kohë, pasi telefonata u ndërpre nga gardianët e institucionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korrupsioni, Prokuroria dërgon për gjykim avokatin dhe gjyqtaren në Lezhë
Mediat irlandeze: Ndeshja Crusaders – Skënderbeu (3-2) e trukuar nga Shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.012248039245605
array(1) { ["section"]=> string(104) "vrasesi-me-pagese-julian-sinanaj-me-ka-kercenuar-artan-didi-konomi-u-vra-nga-njerez-qe-dalin-ne-tv-16910" }