“Vrasësi s’e kishte për herë të parë, ishte i sprovuar”, Artan Hoxha hedh dritë mbi ekzekutimin mafioz të ish-drejtorit të policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:50 09-04-2017 “Vrasësi s’e kishte për herë të parë, ishte i sprovuar”, Artan Hoxha hedh dritë mbi ekzekutimin mafioz të ish-drejtorit të policisë

Gazetari investigativ Artan Hoxha hedh dritë mbi ekzekutimin me 5 plumba të ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku.

Sipas Hoxhës, ish drejtori është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, pasi mënyra që kanë vepruar autorët është perfekte dhe e sprovuar.

"Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thotë se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij.  Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të pare, por është i sprovuar. Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, është shprehur Hoxha.

Dyshohet se autorët kanë qënë dy; njëri e ka pritur te hyrja e pallatit dhe një tjetër ka qenë fshehur brenda pallatit. Ky i fundit dyshohet se ka kryer edhe ekzekutimin mafioz. Pas breshërisë së plumbave, Artan Cuku ka rënë i pajetë përtokë, para ashensorit të pallatit. Policia sakaq, ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen dhe ka nisur hetimet menjëherë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e ish-drejtorit të Policisë, ja ku dhe kur zhvillohen homazhet për Artan Cukun
“PAGRI” me mbi 11 ton drogë, në pranga dy administratorët, ndalohet kryeplaku. Po hetohet edhe për policë të përfshirë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011560916900635
array(1) { ["section"]=> string(133) "vrasesi-s-e-kishte-per-here-te-pare-ishte-i-sprovuar-artan-hoxha-hedh-drite-mbi-ekzekutimin-mafioz-te-ish-drejtorit-te-policise-74582" }