Vrasësi serial i prostitutave ka vrarë dhe dy vajza shqiptare

Publikuar tek: rajon, më 20:59 09-08-2016 Vrasësi serial i prostitutave ka vrarë dhe dy vajza shqiptare

Autoritetet italiane kanë hapur dosjet e vjetra të prostitutave të vrara, që nga viti 1997. Kjo pas arrestimit të 56-vjeçarit, Claudio Villani. Ai njihet si një nga vrasësit serial të prostitutave dhe u vu në pranga të shtunën në mëngjes. Ndërsa është marrë në pyetje nga prokurorët ai ka ushtruar të drejtën e heshtjes.

Para arrestimit ai udhëtonte me një grua, Barbara Fontana, 47 vjeçe, të cilën akuzohet se e ka vrarë natën mes së enjtes dhe të premtes në hotelin e Shën Pjetrit në Bolonjë. Mes 7 prostitutave të vrara nga Claudio Villani, janë edhe dy vajza shqiptare. E para është Mimoza Zira, e vrarë në 1 qershor të vitit 1997.

Trupi i saj, në atë kohë 25-vjeçe, u gjet në kodrat mes Faenza dhe Forlì. Ajo u gjet e hedhur në një pus. Sipas hetimeve dyshohet se 56-vjeçari ka vrarë edhe një tjetër shqiptare në 11 shtator të vitit 2003. Në kodrat e Brisighella janë gjetur mbetje mortore. Ato i përkisnin një vajze shqiptare 23-vjeçare, të zhdukur në verën e vitit 2002. Edhe ajo ka punuar si prostitutë në Faenza. /tvklan/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026517152786255
array(1) { ["section"]=> string(67) "vrasesi-serial-i-prostitutave-ka-vrare-dhe-dy-vajza-shqiptare-49270" }