Vrasësi serial që vrau 90 gra duke i mbytur, vizatoi në burg fytyrat e viktimave të tij

Publikuar tek: bota, më 13:37 03-12-2020 Vrasësi serial që vrau 90 gra duke i mbytur, vizatoi në burg fytyrat e viktimave të tij

Samuel Little është tani 80 vjeç ndërsa rrëfeu për vrasjen e më shumë se 90 njerëzve dhe ka kaluar vitet e fundit duke ndihmuar hetuesit në mbylljen e çështjeve dhe identifikimin e viktimave.

Ai u tha autoriteteve federale se ai vrau gra, kryesisht duke i mbytur, në 14 shtete të ndryshme në të gjithë vendin nga 1970 në 2005. FBI beson se pretendimet e tij janë në thelb të gjitha të besueshme. Tani për tani, ai ka konfirmuar përfshirjen e tij në të paktën 50 vrasje.

Sam Little, vrasësi serial që vrau 90 gra

Një nga rrëfimet tronditëse të Little përfshin një vrasje në Florida që çoi në dënimin e gabuar të një njeriu Jerry Frank Toënsend, i cili kishte një paaftësi të rëndë mendore. Ai vrau me gjakftohtësi një 17-vjeçare jashtë një hoteli në Maiami në vitin 1977 dhe e la trupin e saj pranë një shkurreje.

Si qëndroi i lirë deri në vitin 2012, kur u arrestua në një vend për të pastrehët në Luiziana? Ai u ndalua "vetëm" për t'u përballur me një akuzë droge; atëherë falë testit të ADN-së, ai u lidh me vrasjen e Carol Ilene Elford, e vrarë më 13 korrik 1987, Guadalupe Duarte Apodaca, e vrarë më 3 shtator 1987 dhe Audrey Nelson Everett, e vrarë më 14 gusht 1989; të tre gratë u vranë dhe u gjetën më vonë në rrugët e Los Angeles.

Sam Little gjithashtu rrëfeu kohët e fundit për vrasjen e infermieres Karen O'Donoghue, trupi i së cilës nuk u zbulua kurrë. Në fillim të viteve 1970 në Miami-Dade County ai pretendoi se e  kishte takuar atë jashtë një shtëpie kujdesi për të sëmurët mendorë në Miami. Shumë nga viktimat e Little ishin konsideruar më parë viktima të mbidozës ose vdekje aksidentale. Hetimet ishin pothuajse gjithmonë inekzistente për shkak të kujt ai zgjodhi të shënjestrojë. Në fakt, ai vrau  gra të margjinalizuara dhe të pambrojtura, të cilat shpesh ishin të përfshira në prostitucion dhe tregtinë e drogës. Trupat e tyre nganjëherë as nuk identifikoheshin dhe vdekjet e tyre nuk hetoheshin në asnjë mënyrë.

Vrasja e tij e parë daton që nga viti 1970

Vrasja e tij e parë daton në 1970, në një fushë të izoluar në Route 27, Miami. Viktima, Mary Brosley, ishte një grua e imët, 33 vjeç, kishte probleme me anoreksi dhe alkoolizëm, ecte me një shkop. Llooji i gruas "që mund të zhdukej nga faqja e tokës pa tërhequr shumë vëmendje", shkruan Washington Post.

Little ka një kujtim të hekurt dhe një talent artistik të rafinuar, gjë që e lejoi atë të vizatonte portrete të viktimave të tij, pothuajse të gjitha gratë e mbytura.

Për dy vjet, agjentët kanë përdorur informacionet për të rihapur rastet e vrasjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

"Unë kurrë nuk do të kisha shkuar në një lagje të bardhë për të vrarë një adoleshent",- tha ai, duke zbuluar strategjinë me të cilën ai i ishte shmangur drejtësisë për dekada.

I arrestuar ndër vite për vjedhje, sulm, vozitje nën ndikimin e alkoolit, sepse kishte joshur një prostitutë, ai kaloi periudha të gjata në burg. Dhe kur doli, ai filloi sërish të vriste. Rreth 93 gra mendohet se i ka vrarë duke i mbytur gjatë 30 viteve. Më në fund ai vendosi të flasë dhe rrëfeu ngjarjet makabre.

vrasesi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Adolf Hitleri fiton zgjedhjet në vendin afrikan, politikani me emrin e ish-udhëheqësit nazist premton: Nuk do të përpiqem të dominoj botën
Përflitej për një lidhje me princeshë Dianën, Covid-19 i merr jetën ish-presidentit francez »
Article Logic
Execution time: 0.011106014251709
array(1) { ["section"]=> string(93) "vrasesi-serial-qe-vrau-90-gra-duke-i-mbytur-vizatoi-ne-burg-fytyrat-e-viktimave-te-tij-230034" }