Vrasja dhe grabitja e emigrantit, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin e dyshuar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 19-03-2017 Vrasja dhe grabitja e emigrantit, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin e dyshuar

Policia e Devollit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në kufi me Greqinë ku si pasojë e përplasjes me sende të forta mes dy grupeve, mbeti i vrarë shtetasi Zarif Allihu dhe u plagos një tjetër.

Polcia ka arrestuar autorin e dyshuar si dhe një prej të plagosurve pasi ka bërë deklaratë të reme.

Njoftimi i Policisë:

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj, më datë 18.03.2016 ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore".

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë  punës të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

David Myrte, 25 vjeç,  banues në fshatin Braçanj-Devoll.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit :

• Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,

• D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin

• Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vrasja me paramendim" dhe  "Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" si edhe "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore" parashikuar nga nenet  78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi nga rreziku rus; “Në Shqipëri tentohet skenari maqedonas apo malazez”
Nishani “fali” Xhafën dhe goditi Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.011228084564209
array(1) { ["section"]=> string(93) "vrasja-dhe-grabitja-e-emigrantit-policia-zbardh-ngjarjen-dhe-arreston-autorin-e-dyshuar-72452" }