Artir Lala, baba i autorit të vrasjes së 15 vjeçarit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit ka bërë reagimin e parë për ngjarjen e rëndë.
Në një deklaratë që ndoshta askush s'e priste ai pranoi që i biri është fajtor i krimit dhe që duhet të dënohet sipas ligjit.
I ati i Devis Lalës ka folur për News24 duke shprehur keqardhjen për fatkeqësinë që i ka ngjarë familjes Gjokaza.
“E ndjej dhimbjen e familjes Gjokaza.
Ju kërkojmë ndjesë atyre, edhe ne po përjetojmë një humbje. Ne kemi dërguar njerëz për t’i kërkuar falje familjes. Djali im të përballet dhe të dënohet siç e parashikon ligji.”-mësohet të jetë shprehur Artir Lala.
Armando Gjokaza mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një goditjeje me thikë që mori në zemër nga bashkëmoshatari i tij Devid Lala në gjimnazin “Naimi Frashëri”. Gjokaza ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.