Vrasja e 16-vjeçarit në Durrës, të afërmit: Djali shkoi 5 minuta me vonesë në mësim, mësuesja e nxori jashtë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 02-03-2018 Vrasja e 16-vjeçarit në Durrës, të afërmit: Djali shkoi 5 minuta me vonesë në mësim, mësuesja e nxori jashtë

Të afërmit e 16-vjeçarit që mbeti i vrarë sot në Durrës pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar, janë të shokuar për ngjarjen e rëndë.

Anxhelo Gjokazaj u qëllua tre herë me thikë një herë në pjesën e shpatullës, duke i prekur zemrën dhe dy herë të tjera në pjesën e barkut. Autori i vrasjes është D.L., 17 vjeç nxënës në gjimnazin 'Naim Frashëri' në Durrës.

Frrok Gjakozi, tregoi se nipi i tij, Angjelo Gjakozi kishte shkuar në mësim 5 minuta me vonesë, ndërkohë që mësuesja nuk e kishte pranuar brenda, ndërsa ai kishte marrë mungesë.

“Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk e kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfliktua me 17-vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. Jemi të shokuar, është ngjarje e rëndë”, u shpreh ai për “News24".

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen Nr.15, Spitallë. Burime zyrtare nga policia thanë se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet D.L, 17 vjeç goditi me thikë Angjelo Gjakozin, e cila rezultoi fatale pasi mori plagë të rëndë në zemër. Ndërkohë, autori u shoqërua në polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012395143508911
array(1) { ["section"]=> string(112) "vrasja-e-16-vjecarit-ne-durres-te-afermit-djali-shkoi-5-minuta-me-vonese-ne-mesim-mesuesja-e-nxori-jashte-112000" }