Vrasja e 2 kushërinjve/ Kush është Markel Bushi, grabiti makinën me vajza në kishën e Laçit dhe qëlloi njërën (Arratisja dhe përplasja me policinë)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 29-04-2019 Vrasja e 2 kushërinjve/ Kush është Markel Bushi, grabiti makinën me vajza në kishën e Laçit dhe qëlloi njërën (Arratisja dhe përplasja me policinë)

Policia ka indentifikuar tre autorët e dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve Mikel dhe Jani Bushi. Në kërkim janë shpallur: Markel Bushi, 25 vjeç, Vinçens Bushi, 28 vjeç dhe Manuel Bushi, 23 vjeç. Mësohet se dy nga autorët janë vëllezër, Markel dhe Manuel Bushi.

Ndërkohë, Markel Bushi nuk është emër i panjohur për policinë. Ky i fundit rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti vodhën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë.

Pas ngjarjes ata u arrestuan. Gjykata e dënoi Danjel Shytin me 6 vite burg në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, më pas ai arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.

Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë. Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025774955749512
array(1) { ["section"]=> string(150) "vrasja-e-2-kusherinjve-kush-eshte-markel-bushi-grabiti-makinen-me-vajza-ne-kishen-e-lacit-dhe-qelloi-njeren-arratisja-dhe-perplasja-me-policine-162240" }