Vrasja e 22 vjeçarit në Bulqizë, Policia jep DETAJE: U plagos aksidentalisht nga shoku, kishin dalë për gjueti, Elidon Basha mbërriti i vdekur në spitalin e Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 27-11-2020 Vrasja e 22 vjeçarit në Bulqizë, Policia jep DETAJE: U plagos aksidentalisht nga shoku, kishin dalë për gjueti, Elidon Basha mbërriti i vdekur në spitalin e Tiranës Foto ilustruese

22 vjeçari Elidon Basha që ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Tiranës në orët e para të ditës së sotme, dyshohet se është vrarë me armë gjahu, aksidentalisht, nga shoku i tij.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë. Bëhet me dije se Elidon Basha kishte dalë për gjueti në Fushë Bulqizë me shokun e tij, 27 vjeçarin me inicialet Klodian Kola. Dyshohet se nga pakujdesia ky i fundit ka qëlluar me armë gjahu shokun e tij duke e plagosur. Pavarësisht se 22 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të jetojë.

Njoftimi i Policisë - Bulqizë/ informacion paraprak

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Bulqizë, qëllohet me armë zjarri 22 vjeçari, mbërrin i vdekur në spital (EMRI)
U përplasën me zv.ministrin e qeverisë, Erion Braçe i kthehet Sokos e Bushatit: Edhe hajdut edhe mashtrues, ti Andi kurrë s’bëre gazetari; Nuk kursen Eni Vasilin: E qan punën, fiks si Lyli »
Article Logic
Execution time: 0.012326002120972
array(1) { ["section"]=> string(167) "vrasja-e-22-vjecarit-ne-bulqize-policia-jep-detaje-u-plagos-aksidentalisht-nga-shoku-kishin-dale-per-gjueti-elidon-basha-mberriti-i-vdekur-ne-spitalin-e-tiranes-229292" }