Vrasja e 26-vjeçarit në Tiranë për një kondicioner/ Policia zbardh ngjarjen: 4 të arrestuar, në kërkim AUTORËT 2 vëllezër, djemtë e pronarit të vilës (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:50 23-08-2019 Vrasja e 26-vjeçarit në Tiranë për një kondicioner/ Policia zbardh ngjarjen: 4 të arrestuar, në kërkim AUTORËT 2 vëllezër, djemtë e pronarit të vilës (DETAJE) Viktima Indrit Çelaj dhe vendi i ngjarjes

26-vjeçari, Indrit Çelaj në Tiranë është vrarë për një kondicioner, shkruan Newsbomb.al. 

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje te 'Myslym Shyri' në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin Indrit Çelaj, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital", njofton policia. 

Ndërkaq, janë arrestuar 4 persona, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”.

Të arrestuarit e tjerë janë Edmond Sula, 43 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit". Po ashtu në pranga kanë rënë Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çatit të dy djemve me 26-vjeçarin, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës.

Ndërkohë, dy autorët sipas bluve i kanë kërkuar 27-vjeçarit L.V të marrë përsipër krimin.

Sakaq, 27-vjeçari L.V i cili ditën e djeshme u shpall në kërkim si autor i dyshuar, është arrestuar nga policia gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Njoftimi i plotë: 

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072989463806152
array(1) { ["section"]=> string(159) "vrasja-e-26-vjecarit-ne-tirane-per-nje-kondicioner-policia-zbardh-ngjarjen-4-te-arrestuar-ne-kerkim-autoret-2-vellezer-djemte-e-pronarit-te-viles-detaje-176093" }