10 ditë pasi mori pjesë në vrasjen e 32 vjeçarit Edmond Theodhori nga Saranda, është arrestuar në Itali Gani Hysa i shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
Pas vrasjes të bujshme në Sarandë ku morën pjesë 6 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan, 46 vjeçari Hysa u largua në Sant’Angelo të Italisë, aty ku qëndronte prej kohësh.
Policia shqiptare kishte arrestuar më parë shtetasit Enkelejd Hysa, Ajman Zyba dhe Ylli Reci, ndërsa në kërkim tashmë janë Elion Hysa dhe Keivi Hysa.
Ata akuzohen për vrasjen e 32 vjeçarit nga Saranda për motive banale, pasi kishte komplimentuar një vajzë e cila ndodhej në shoqërinë e 6 të akuzuarve.