Vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër, policia zbardh ngjarjen: Si u vu në pranga autori pas 6 orësh në kërkim (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 06-08-2020 Vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër, policia zbardh ngjarjen: Si u vu në pranga autori pas 6 orësh në kërkim (DETAJE) Autori i arrestuar

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Gjirokastër ku u vra 57-vjeçari Gëzim Saraçi, i cili u gjet i pajetë në mjetin e tij, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes. Në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Dervicjani.

Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore. Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

DETAJE nga policia: Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në datën 05.08.2020, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097999572753906
array(1) { ["section"]=> string(120) "vrasja-e-57-vjecarit-ne-gjirokaster-policia-zbardh-ngjarjen-si-u-vu-ne-pranga-autori-pas-6-oresh-ne-kerkim-detaje-216240" }