Vrasja e 71-vjeçarit, policia identifikon autorin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 05-08-2020 Vrasja e 71-vjeçarit, policia identifikon autorin

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.

Bëhet me dije se Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit.

Operacioni vijon dhe Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen e 71-vjeçarit  Abdulla Budlla, i cili u vra me armë zjarri në afërsi të zonës së Niklës në Tiranë, dy ditë më parë.

Bëhet me dije se konfliktet e tij të vetme kohët e fundit ishin me disa kushërinj të cilët jetojnë në zonën e Fushë-Prezës dhe kjo është e vetmja pistë e ngritur nga policia.

Kujtojmë që 71-vjeçari Abdulla Budlla është vrarë me kallashnikov. Ai punonte me mjetin e tij si taksist në Fushë Prezë.

Mësohet se Budlla ishte baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë-shtetit ndërsa një punon taksist tek aeroporti i Rinasit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010149002075195
array(1) { ["section"]=> string(100) "vrasja-e-71-vjecarit-policia-identifikon-autorin-dhe-shoqeron-disa-persona-ne-nikel-dhe-rinas-216181" }