Vrasja e Adriatik Tresa, gazetarja rrëfen kronologjinë prej largimit nga Shqipëria deri në ekzekutimin misterioz

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 23-11-2020 Vrasja e Adriatik Tresa, gazetarja rrëfen kronologjinë prej largimit nga Shqipëria deri në ekzekutimin misterioz Klodiana Lala

Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka zbuluar kronologjinë e lëvizjeve të Adriatik Tresës, 45-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua të premten në shkuar në banesën e tij në Ekuador.  

Në emisionin "Opinion" Lala konfirmoi se Tresa rezulton se ka qënë për herë të fundit në Shqipëri në vitin 2011, ndërkohë që në Ekuador ai ishte i njohur për vrasës me pagesë.

Lala shtoi se Tresa nuk njihet si person problematik në vendin tonë, por në Ekuador i besonin shumë punë. 

"Në 2011 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe. Atje mendohet se ka krijuar lidhjet e para me  grupe të trafikut të drogës. Në vitet 2011, 2012, 2013 ka nisur vajtje-ardhjet e para drejt Ekuadorit dhe më pas gjatë viteve të fundit ka qëndruar në Ekuador. Atje është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Hidri pjesën më të madhe të jetës së tij e kishte kaluar në Greqi, aty ku nisi kontaktet me trafikantë të drogës. Ai u largua rreth 7 muaj përpara vrasjes së tij. Ndërkohë shtetasit grek që janë arrestuar për ekzekutimin e gazetarit, Valdiviezo, janë të njëjtën persona të cilët më herët, sipas policisë në Ekuador kishte lidhje dhe kishte kontakte Ilir Hidri. Iliri mendohej nga grupi se mund të shiste të dhëna dhe informacione tek DEA amerikane dhe Tresa ka reaguar edhe e ka vrarë. Tresa nuk ishte një njeri problematik në Shqipëri. Për herë të fundit ka ardhur në Shqipëri me identitetin e tij në vitin 2011. Në Shqipëri pinte kafe në vende shumë të humbura, ndërkohë që në Ekuador jetonte në rezidenca shumë të ruajtura. Tresa ishte i specializuar për të bërë vrasje me pagesë," përfundoi Lala.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksperti i PD: Një qytetar nga Lushnja vdiq nga Covid dhe s’u raportua, kam certifikatën. Brataj: Mos e nxirr se do merresh me Prokurorinë (DEBATI I PLOTË)
‘Kam 6 orë që pres në ambulancë, hapni Covid-4’, flet mjeku që bëri denoncimin: Atë natë sistemi ishte 'në gjumë', nuk ka koordinim... »
Article Logic
Execution time: 0.012326955795288
array(1) { ["section"]=> string(118) "vrasja-e-adriatik-tresa-gazetarja-rrefen-kronologjine-prej-largimit-nga-shqiperia-deri-ne-ekzekutimin-misterioz-228877" }