Prokuroria ka shtyrë sot dhënien e pretencës për ish-deputetin Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë ndërkohë që ka kërkuar dënimin me 16 vite burg për Kristian Morinën (Marinaj) i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Frrokut.
Mësohet se gjatë seancës së sotme do të paraqitej vendimi i organit të akuzës për dënimin e Frrokut, ky i fundit mungonte dhe po ashtu edhe avokatët e tij.
Marinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është në listën e më të shumëkërkuarve nga drejtësia shqiptare.