Vrasja e ambasadorit rus, arrestohen 5 shokë shkolle të Altintas

Publikuar tek: bota, më 20:46 07-01-2017 Vrasja e ambasadorit rus, arrestohen 5 shokë shkolle të Altintas

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Ambasadorit të Rusisë në Ankara Andery Karlov, policia turke ka arrestuar 5 persona në Izmir të Turqisë të cilët kanë mbaruar studimet në të njëjtën shkollë ku ka qenë agresori Mevlüt Altintas.

Anadolu Agency raporton se personat e arrestuar 4 prej të cilëve janë policë, akuzohen se janë pjesë e strukturës së Lëvizjes Gylen në shkollën e policisë Rüştü Ünsal në Izmir.

Gjykata vendosi arrest me burg për të ndaluarit për shkak se ka mundësi që ata t’i ikin drejtësisë.

Pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Ankara, prokuroria e Turqisë nisi një hetim të gjerë. Në kuadër të hetimeve doli në pah se Süleyman Ergen dhe nipi i tij kanë qenë në lidhje të vazhdueshme me agresorin. Süleyman Ergen thuhet se ka qenë edhe përfaqësuesi i Lëvizjes Gylen në shkollën policore në Izmir, shkollë kjo të cilën ka mbaruar edhe Mevlüt Altintas. Ndërkohë edhe të arrestuarit e sotëm dyshohet se kanë lidhje të drejt për drejtë me Mevlüt Altintas-in.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është personi që do emërohet nga Trump në krye të Shërbimeve Sekrete
Deputeti shqiptar i Kuvendit belg letër ministrit francez: Të lirohet Haradinaj »
Article Logic
Execution time: 0.011474847793579
array(1) { ["section"]=> string(69) "vrasja-e-ambasadorit-rus-arrestohen-5-shoke-shkolle-te-altintas-64889" }