Vrasja e Artan Cukut, Hoxha: Çudia, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes. Vetëm një ekzekutor

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 09-04-2017 Vrasja e Artan Cukut, Hoxha: Çudia, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes. Vetëm një ekzekutor

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar disa detaje lidhur me vrasjen e ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku, mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatiti të tij.

Hoxha thotë se në vendngjarje janë gjetur 8 predha, 2 prej të cilave i përkasin një tjetër kalibri dhe çka sipas gazetarit Hoxha tregon se në ngjarje janë përdorur dy pistoleta.

Gjatë intervistës në News24, Hoxha ka deklaruar se deri tani dyshohet të jetë vetëm një vrasës.

“E para ka shkuar bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët. Ajo ka ndeshur një person me kapele në shesh dhe i ka folur atij. Pasi qëndrimi i tij e ka bërë të dyshojë dhe më pas është larguar me fëmijët.

Më pas ka dalë Cuku nga supermarketi, ka hapur derën e xhamit, ka hyrë në ashensor dhe sapo ka hyrë në ashensor është qëlluar me arëmë. Në atë moment është dëgjuar një e thirrur. Dhe janë dëgjuar tetë të shtëna.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja, dhe e çuditshmja është se 2 gëzhoja janë të kalibrit 7.65 që i përkasin një arme jo TT por të fuqishme frontale. Nëse ka qenë Zastava, ato armë janë të lehta për t’u gjetur në Shqipëri.

E çuditshme është se në vendin e ngajrjes janë gjetur edhe dy gëzhoja të tjera.Dyshimi që kush e ka përdorur pistoletën e dytë. Deri tani nuk është kapur asnjë nga pistoletat.

Nga filmimet deri tani rezulton që ka patur vetëm një ekzekutor që ka lëvizur në këmbë drejt sheshit Willson, në një zonë shumë të populluar që do të thotë se është shumë e vështirë ta identifikosh.

Fakti se e ka ndjekur, vëzhguar si e ka qëlluar dhe si është larguar dëshmon që kemi të bëjmë me një vrasës që ka vrarë edhe më parë, një vrasës profesionist.

Fakti që predhat e kësaj arme nuk janë në trupin e viktimës, të lë të dyshosh që në këtë skenë krimi kemi dhe një pistoletë tjetër, goditja nga kjo pistoletë tjetër është bërë në të kundërt të pistoletës së parë.

Ekzekutori është 1 i vetëm që ka qëlluar 6 herë, 5 predha janë në trupin e viktimës.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen 7 ton mall kontrabandë, pranga shoferit, shpallet në kërkim doganieri (Emrat)
Aksident masiv në autostradën Tiranë -Durrës, përplasen disa makina »
Article Logic
Execution time: 0.0043978691101074
array(1) { ["section"]=> string(92) "vrasja-e-artan-cukut-hoxha-cudia-cfare-u-gjet-ne-vendin-e-ngjarjes-vetem-nje-ekzekutor-74616" }