Në 26 qershor 2014 biznesmeni Artan Santo u ekzekutua nga persona të armatosur përballë bankës Credins që ai drejtonte në qytetin e Tiranës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 vite, ende nuk ka një të pandehur para drejtësisë, ndërkohë që dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme.
Në momentin e vrasjes ka qenë edhe miku i Santos, Eduard Mazi, i cili ka treguar edhe ngjarjen, ndërsa shrehet se vrasësi ia drejtoi armën edhe atij, por nuk e qëlloi.
“Mendova se mund ti jap një ndihmë ta ngre, ishte e pamundur se në moment më erdhi një fantazmë e zezë, komplet, me skafandër pastaj pa njëherë nga unë, nuk e di se cfarë konstatuar ai në portretin tim, mund të siha i bardhë, i verdhë, i ngrirë. S’isha në gjendje të reagoja fare në atë moment.Mua ma drejtoi armën por e pa që isha një njeri që s’mund ti sillja shqetëisme atij”, u shpreh Eduard Mazi, mik i Artan Santos.
Në momentin kur u vra Artan Santo në vendngjarje ishte edhe një punonjës i policisë rrugore, Tonin Qepuri. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vrasësi i drejton armën policit, ndërsa ky i fundit fshihet pas një peme.
Pasi autori i krimit sigurohet që ka vrarë Santon, pasi e godet edhe 2 herë të tjera në kokë, i hipën motorrit dhe largohet së bashku me drejtuesin e mjetit.
“Iku i pashqetësuar fare, shumë i qetë, me hap të lehtë. Kam ndjekur atë kur hypi në motor dhe momentin kur iu fik motori, ishte një person i shkurtër, me këmbë të shkurtra që i kishte kërcyer motorit sipër, dukej shumë i shqetësuar kur iu fik…pastaj ikën të pashqetësuar”, u shpreh Mazi për “Top Story”.
Policia u vu në ndjekje të vrasësve, të cilët kaluan teb Libri Universitar, te Garda e Republikës dhe më pas drejt digës s ëliqenit. Te nënkalimi pranë kopshtit zoologjik ka humbur kontaktin viziv, ndërsa më pas motorri është drejtuar drejt unazës me destinacion Rinasin.