Vrasja e avokatit grek, dy të akuzuarit ia hedhin fajin Albert BAKOS

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 04-09-2019 Vrasja e avokatit grek, dy të akuzuarit ia hedhin fajin Albert BAKOS Albert Bako, i akuzuari për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos

Dy të akuzuarit për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos në banesën e tij 2 vitë marë Klodian Lekocaj dhe Dulçe Oldi u shfajësuan duke ia hedhur fajin Albert Bakos.

Në seancën e sotme gjyqësore të mbajtur në Athinë, Lekotsaj (i cili akuzohet se është porositësi i vrasjes së avokatit) deklaroi se Bako kishte ngarkuar një person tjetër Ibrahim Brahimajn për vrasjen e të ndjerit Zafeiropoulos.

‘’Për qiellin e pastër që nuk jam fajtor. Për çfarë kam bërë, jam dënuar. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Zariropoulosit. Bako përmendi emrin tim. Ai udhëzoi Brahimajn të shkonte te shtëpia e Zafiropoulosit që ta frikësonte. Ishte fat i keq që plumbi hyri në mëlçi dhe ai vdiq. Ata donin të merrnin para nga Florosi nëpërmjet avokatit të tjerë. Për më tepër, që donin të merrnin informacion nga Zafiropoulosit se ku ndodhej Florosi’’, u shpreh para togave të zeza Lekotsaj.

Edhe i akuzuari tjetër Oldi qëndroi në krah të Lekotsajt. Ai theksoi se e vërtetë duhet të dihet dhe nga familjarët e Albert Bakut.

‘’Është mirë që e vërteta doli në dritë. Duhet ta dijë dhe familja se çfarë ka ndodhur. Jo për mua, unë tashmë jam i shkatërruar. Baku më shkatërroi jetën. Për të afërmit e tij, lërini të mësojnë të vërtetë, të cilën ju do ta gjeni. Unë jam personi i fundit që kam dijeni për çfarë ka ndodhur. Por, familja e tij duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur. Është e turpshme’’, deklaroi i burgosuri për vrasjen e avokatit Zafiropoulosit Dulçe Oldi.

Albert Bako u vra në 14 janar të 2019 në burgun e Koridhalos, pasi u transferua nga një tjetër qendër dënimi në Kretë. Sipas informacioneve, ai u vra në mënyrë barbare nga të dënuar grekë, të cilët kishin planifikuar me imtësi krimin dhe kishin dijeni për ardhjen e Albert Bakos.

Ai ishte dënuar për plagosjen 14 personave në një bar në Mikrolimano. Në rrjetet sociale, ai njihej dhe si nacionalisht shqiptar, i cili bënte thirrje për hakmarrje ndaj shtetit grek për vrasjen e Ilia Karelit nga gardianët e burgut të Nigritas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093810558319092
array(1) { ["section"]=> string(74) "vrasja-e-avokatit-grek-dy-te-akuzuarit-ia-hedhin-fajin-albert-bakos-177318" }