Vrasja e avokatit, kolegët në Elbasan ndërpresin shërbimet në shenjë PROTESTE

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 23-03-2019 Vrasja e avokatit, kolegët në Elbasan ndërpresin shërbimet në shenjë PROTESTE

Pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra, Dhoma e avokatëve në Elbasan ka ndërprerë shërbimet  në shenjë protestë për tre dit.

Kolegët e Gurrës kanë ndërmarrë këtë akt në shenjë proteste duke bllokuar çështjet gjyqsore.

Avokati është ekzekutuar me 3 apo 4 plumba nga një person, i cili është afruar në këmbë pranë tavolinës ku ndodhej Ravik Gurra me 2 kolegë të tjerë dhe më pas një person tjetër e ka ndihmuar të largohet.

Ndaj Ravik Gurrës, është qëlluar nga afër me një armë me silenciator dhe zhurma e lëshuar nga arma ka qenë aq e papërfillshme saqë dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të nuk e kanë kuptuar që avokati është ekzektuar. 

Kolegët e tij kanë reaguar vetëm kur kanë parë se viktima Ravik Gurra ka rënë nga karrigia.

50 vjeçari dyshohet gjithashtu se është vrarë për shkak të detyrës së tij si mbrojtës i ligjit, ndërsa jetonte mes Elbasanit dhe Anglisë pasi ishte nënshtetas britanik.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, në kohën kur viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tijë për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

89f420fc816a4d220bad7dbf69b380ad_L.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026534080505371
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrasja-e-avokatit-koleget-ne-elbasan-nderpresin-sherbimet-ne-shenje-proteste-157539" }