Vrasja e Azem Hajdarit, gazetarja zbulon detaje: Ja përse do pyetet Sali Berisha

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 23-09-2020 Vrasja e Azem Hajdarit, gazetarja zbulon detaje: Ja përse do pyetet Sali Berisha Sali Berisha - Azem Hajdari

Prokuroria ka vendosur që të nisë sërish nga e para procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Organi i akuzës ka kërkuar 10 dëshmitarë, mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në emisionin “Ral story” se Berisha është thirrur të dëshmojë në këtë proces për bisedën që ka patur me Zenel Nezën, dëshmitar kyç në ngjarje dhe ish trurpojë i Azem Hajdarit.

“Prokuroria dhe gjykata ka dhënë dënim për Izet haxhinë. Haxhia është i paraburgosur. Procesi ka nisur në procesin zero. Rezulton se Fatmir Haklaj është vrasësi, por ai është ekzekutuar dhe nuk ka përse gjykata të hyjë në këtë mes, pasi nuk ekziston personi që akuzohet.  Gjithçka ka ndodhur afër selisë së PD-së.

Zoti Berisha ka shkuar të vizitojë Zenel Nezën, truprojë i Azem Hajdarit. Ky është thelbi duhet të dihet se çfarë është diskutuar e për këtë Berisha mund të thirret për t’u pyetur. në këtë proces të ri, Prokuroria kërkon që Berisha të pyetet. Në listën e Prokurorisë janë edhe ish-deputetë të PD-së etj. Prokurori do të përpiqet të hetojë çështjen mbi bazën e prokurorëve paraardhësve”, deklaroi gazetarja Lala.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010570049285889
array(1) { ["section"]=> string(85) "vrasja-e-azem-hajdarit-gazetarja-zbulon-detaje-ja-perse-do-pyetet-sali-berisha-221432" }