Abas Isa është arrestuar nga policia në pyllin e Gramozit pas ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë një bari.
Dy barinj u zunë në mal, teksa po ruanin bagëtitë e tyre, ngjarje që ka përfunduar tragjikisht. Njëri prej tyre, bariu më i ri mbeti i vdekur në Malin e Gramozit, Ersekë.
Mario Laho, 26 vjeç humbi jetën, ndërsa policia kontrolloi zonën për të rënë në gjurmë të autorit që dyshohet si autor i këtij krimi. Barinjtë kishin mosmarrveshje me territorin ku kullosnin bagëtitë.