Mahmut Gega është i arrestuari si i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit pranë shtëpisë së tij në Dibër.
I pyetur në Polici ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por uniformat blu thonë se kanë siguruar mjaftueshëm prova që e implikojnë Gegën në vrasjen e 32-vjeçarit Kosoqi.
Policia po heton në një pistë kryesore për shkaqet e vrasjes, që është ajo e konkurrencës për trafielsi kokimin e lëndëve narkotike.
Autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme sa herë është marrë në pyetje. Ai pretendon se në momentin që ndodhi ngjarja ka qenë në shoqërinë e disa bashkëmoshatarëve të tij. Por sipas Policisë, 24-vjeçari është parë në Maqellarë pasi ra nata, ku pak më vonë ndodhi edhe vrasja.