Vrasja e biznesmenit në ish-bllok, detaje të reja nga arrestimi i autorëve... “Shpëtuam ne!” (SI RANË NË GRACKË dhe TRUKU që përdori policia)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 26-02-2018 Vrasja e biznesmenit në ish-bllok, detaje të reja nga arrestimi i autorëve... “Shpëtuam ne!” (SI RANË NË GRACKË dhe TRUKU që përdori policia)

Detaje të reja nga aksioni i arrestimit të dy autorëve të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla i cili u ekzekutua në zonën e ish-bllokut, konkretisht pranë LSI-së, më datë 14 shkurt 2018.

Policia arrestoi Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe - Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Demiri ishte edhe ekzekutori me silenciator i biznesmenit.

Por si ranë në prangat e policisë dy autorët bashkëpunëtorë?

 Pas ekzkeutimit me silenciator të biznemenit , për shkak të borxheve të pashlyera siç e zyrtarizoi policia,dy autorët janë larguar me një automjet tip BMË me targa të huaja.

Më pas kanë ndaluar në një lokal ku policia ka mundur të sigurojë shenjat e gishtave të Denis Demirit, ekzekutorit.

Sakaq, qëllimisht ka ndaluar disa persona të cilëve viktima u kishte borxhe.

Nga ana tjetër efektivët kanë mbajtur nën përgjim dy autorët e dyshuar të cilët me të marrë vesh emrat e personave të ndaluar, kanë bërë edhe një bisedë në telefon mes tyre, që i ka nxjerrë zbëluar.

“Shpëtuam ne, u kapën ata”! Sipas News 24 ka qenë pikërisht kjo fraza e cila i ka çuar drejt arrestimit pas shenjave të gishtave që konfirmuan gjithçka.

Biznesmeni Begalla ishte duke ecur në këmbë pranë selisë së LSI, kur Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi iu afruan ndërsa një prej tyre, pikërisht Demiri, e qëlloi me armën silenciator duke bërë të mundur që banorët përreth të mos dyshonin për asgjë. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe kompaninë “LAB”.  Po ashtu, u bë e ditur se Begalla rezulton se kishte shumë borxhe të pashlyera. Ndërsa 3 vite më parë biznesmenit i'u dogj mjeti i tij rip "Lange Rover". Ndërkohë më parë ka banuar në Zvicër e Itali, babai i dy djemve rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në mes të Vlorës, ‘Fordi’ godet makinën që futet kundravajtje dhe e bën copë (FOTO)
Prokurori italian brenda Taksforcës shqiptare, jep mesazhin e fortë për grupet kriminale (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.011363983154297
array(1) { ["section"]=> string(139) "vrasja-e-biznesmenit-ne-ish-bllok-detaje-te-reja-nga-arrestimi-i-autoreve-shpetuam-ne-si-rane-ne-gracke-dhe-truku-qe-perdori-policia-111516" }