Vrasja e biznesmenit në Tiranë, lirohet njëri prej të arrestuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 16-05-2019 Vrasja e biznesmenit në Tiranë, lirohet njëri prej të arrestuarve Devi Kasmi

Lirohet njëri prej të arrestuarve si autor i vrasjes së biznesmenit Devi Kasmi më 29 janar 2018.

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Mario Meshinin. Mbi Meshinin rëndon akuza e moskallëzimit të krimit, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët për nxjerrjen e tij nga shtëpia.

Emri i tij doli pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve në telefonin e Kasmit.

Kujtojmë se biznesmeni 40-vjeçar u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup poshtë shtëpisë së tij në Tiranë.

Vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash.

Sipas policisë, porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe franceze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006680965423584
array(1) { ["section"]=> string(71) "vrasja-e-biznesmenit-ne-tirane-lirohet-njeri-prej-te-arrestuarve-164591" }