Vrasja e biznesmenit, paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në Shkodër nuk ka njisha, kush e mendon e sheh foton në shtyllë

Publikuar tek: barometri, më 07:52 02-09-2018 Vrasja e biznesmenit, paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në Shkodër nuk ka njisha, kush e mendon e sheh foton në shtyllë

Arjan Ferracaku është biznesmeni 30 vjeçar i vrarë pasditen e sotme në Shkodër.

 

Mësohet se 30 vjeçari ishte babai i dy fëmijëve dhe pronar i dy lokaleve në Velipojë, ndërsa është gjetur i vrarë në breg të liqenit të Shkodrës afër një makine të braktisur, por që sipas policisë nuk kishte lidhje me të.

Dy javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi në Report Tv videon e vrasjes së çiftit Bërçana në Shkodër, ndërsa është shprehur se eleminohen njerëz që duket se komandojnë qytetin politikën, botën e biznesit, që janë përfshirë vetë aty.

“Ka një vijëmësi të çuditshme, ngjarje që eleminojnë njerëz që duken se komandojnë qytetin, politikën, botën e biznesit aty, që janë përfshirë vetë aty. Shkodra nuk ka njisha. Kush e ka menduar fillimisht e ka parë fotografinë e vet në shtyllë.”- u shpreh atëherë Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha duke iu drejtuar gazetarit ka thënë se fatkeqësisht do ta thërrasin përsëri në studio për vrasje të tjera nëse nuk do të zbardhej vrasja e Boran Bërçanës e Silvi Ndocit. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087821960449219
array(1) { ["section"]=> string(130) "vrasja-e-biznesmenit-paralajmerimi-i-frikshem-i-artan-hoxhes-ne-shkoder-nuk-ka-njisha-kush-e-mendon-e-sheh-foton-ne-shtylle-132912" }