Vrasja e biznesmenit pranë LSI-së, gazetari rrëfen si shpëtoi ‘për qime’: Qëllova me fat kësaj here

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 15-02-2018 Vrasja e biznesmenit pranë LSI-së, gazetari rrëfen si shpëtoi ‘për qime’: Qëllova me fat kësaj here

Mbrëmë banorët e Tiranës, konkretisht në zonën e njohur pranë LSI-së u tronditën nga vrasja me armë zjarrit të llojit silenciator e një biznesmeni, i identifikuar si Memli Begalla 64 vjeç.

Ai u gjet i vrarë në rrugën “Nikolla Tupja” pranë një tuneli në katin e parë të pallatit ku jetonte. Por, kjo ngjarje është përjetuar edhe nga banorë të zonës, siç është rasti i gazetarit Armand Maho.

Përmes një përshkrimi në rrjetet sociale, Muho tregon peripecitë që hoqi mbrëmë teksa po kthehej në shtëpi, pasi policia nuk e lejonte të hyntë në pallat deri sa të mbaronin hetimet e para.

Po ashtu, gazetari tregon se sa e pasigurt është të jetosh në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe se për fatin e tij të mirë është kthyer në shtëpi rreth 30 minuta pasi autorët ende të paidentifikuar “kishin mbaruar punë” me viktimën.

STATUSI I PLOTË

Kabul!

Duhet te ishte ora 8 e 30 mbrembjes kur kisha dale te beja nja dy pazare! Teksa kthehesha, me trastat ne duar dhe duke share neper dhembe me mendimin qe duhet te ngjitesha pese kate me kembe me nje koli uji me vete para hyrjes se pallatit dalloj nje mori te madhe uniformash policie. Hyrja ndodhet ne rrugen Nikolla Tupe prane sheshit Willson. Nje nga zonat me te shtrenjta te Shqiperise, ku shteti e tarifon metrin katror jo me pak se 1 mije euro. Por te thuash te verteten eshte nje pleh qe nuk e gjen as ne ndonje cep te humbur te botes.

Diten nuk ke ku te futesh nga makinat qe behen kapice, mengjesi fillon me borite qe bien papushim se skane nga te kalojne, ndersa naten behet strehe te droguarish qe tymosin qetesisht hashash. Pallate me suva te rena dhe uje e balte nga te gjitha anet. I vetmi kalim per makinat eshte nje si bicim tuneli, poshte nje 10 kateshi te ndertuar para 10
apo 12 vjetesh ( ne kulmin e rilindjes se Tiranes) i cili ka zaptuar rrugen ekzistuese.

-zoteri eshte gjetur nje njeri i vdekur dhe nuk lejohet kalimi- mu drejtua polici i cili ne ate moment po vendoste shiritin qe tregon skenen e krimit. 
Po me duhet te shkoj ne shtepi!
- kur te mbarojn veprimet hetimore!

Ne pallatin ngjitur ne katin e pare banojne prinderit e mi dhe ngjarja kishte ndodhur as pese metra larg hyrjes se tyre. Hodha syte dhe pashe nje njeri ne fund te nje makine tip Renoje ngjyre bezhe. Ate makine ishte hera e dyte e qe e shikoja. Nje apo dy dite me pare kishte zene aq keq rrugen sa na duhej ti vinim verdalle makinave te thera per te kaluar. Ne fillim mendova personin e shtrire kishin goditur me makine pasi nga kendi qe po shikoja une dukej si nen rroga . Ne dritare qendronte ime me qe ish bere meit. Ndihej e pasigurt ne shtepi te saj. Ishin brenda ne hall te tyre dhe ne prag te deres ishte vrare nje njeri. Shumica e komshinjve perfshire dhe time shoqe skishin degjuar gje, pervec nje krisme te thate qe perngjante me shume me nje fishekzjarr qe ne kete zone jane thuajse te pernatshme.

Sa per vitkimen nuk di te them shume sepse nuk e njihja por fqinjet me folen fjale te mira per te. Kishte dy djem binjake dhe pergjithesisht shikonin punen e tyre. Djemte, njeri prej tyre i martuar banonin ne katin e 3 te nje pallati ekzistues, dhe ai pjese e dekorit e katrahures se sheshit. Ne shtepi nuk me linin te shkoja keshtu qe prita ndonja dy ore te mira ne shtepine e tim eti nga ku dhe ndiqja lajmet. Degjoja gjithfare gjerash per te shtena nga nje makine BMW e cila “eshte larguar me shpejtesi” apo se ngjarja na paska ndodhur ne nje parkim te nendheshem... por asnjera prej tyre nuk qendron. E para sepse ne ate vend ske nga te fusesh makinen sepse rruga ishte e bllokuar, e jo me te largohesh me shpejtesi dhe e dyta ska parkime te nendheshme. Personi eshte vrare ne nje zone te banuar, ku hyjne e dalin njerez. Autoret duhet te kene pritur aty dhe jo me kot. Ai shesh eshte kthyer ne vend ideal per te mbaruar pune dhe per tja mbathur. Nuk po flasim per periferine, as per ndonje cep te humbur por per nje nga zonat me ruajtura ne shqiperi e rrethuar nga biznese te shtrenjta dhe banka!

Eshte hera e dyte qe ne te njejtin vend ndodh nje vrasje e ketij lloji dhe organet e hetimit e kane thuajse te pamundur identifikimin e autoreve. Policia mund te kete 1000 gjynahe ne kete vend por ne kete rast ska asnje faj. Erresira, dhe rremuja e makinave ste lene shume hapesire per te vepruar. Ne rast se Bashkia nuk do ishte e zene me mbjellje pemesh,apo me propagande boshe dhe te vinte ndonje ndricim, apo pak rregull ne sheshin mes pallatit te pakten keto ngjarje ne vendet e populluara do ishin shmangur. Por ne ate terr qe sundon aty as kamerat e bisneseve nuk bejne pune. Dhe krimi nuk fal. Ai gjithsesi do gjeje nje menyre qe te mbaroje punen e tij, por jo ne mes te Tiranes dreqi ta haje!

Ne ate ore aty mund te kalonte kushdo, krahas viktimes. Ndonje njeri ne hall te vet apo dhe ndonje femije! Nga ana tjeter kjo ngjarje tregon se asnje se ka jeten e sigurt ne kete vend. Mund te jetosh ku te duash, ne qender te Tiranes apo dhe ne maje te malit. Jeta jote serish varet ne dore te fatit, apo humorit te vrasesve. Nje minute me pare apo nje minute me pas dhe aq e pate... mund te mos jesh me. Psh personalisht qellova me fat qe nuk u ktheva ndoja 30 minuta me pare, dhe kete fat fale Zotit e paten dhe shume te tjere. Po radhes tjeter do na ece me fati?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097081661224365
array(1) { ["section"]=> string(102) "vrasja-e-biznesmenit-prane-lsi-se-gazetari-rrefen-si-shpetoi-per-qime-qellova-me-fat-kesaj-here-110298" }