Vrasja e biznesmenit të njohur në Vlorë, bashkëshortja i bën dedikim prekës: Ma bëre me hile, por je rrahja e zemrës sime

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 05-06-2017 Vrasja e biznesmenit të njohur në Vlorë, bashkëshortja i bën dedikim prekës: Ma bëre me hile, por je rrahja e zemrës sime

Flet për herë të parë bashkëshortja e biznesmentit të njohur në Vlorë, pronarit të një televizioni lokal Mirvjen Hyseni.

Disa ditë pas vrasjes së tij në një lokal në qytetin bregdetar, bashkë me drejtorin e OSHEE, Roland Saliu, gruaja e biznesmentit, Elisabeta Koromani i bën një dedikim prekës dhe i siguron atij dhe të gjithë të afërmeve të tyre se një ditë drejtësia do të vihet në vend.

STATUSI I PLOTË

Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli.

Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur… Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte,do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty,që jam nëna e fëmijës tënd. Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti …. E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time… Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që zoti na dhuroi.

Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone. Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni..! 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i Bujqësisë jep alarmin: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga këto ushqime
E frikshme në Tiranë, edukatorja rreh barbarisht fëmijën, e “tradhëtojnë” kamerat e kopshtit »
Article Logic
Execution time: 0.0087220668792725
array(1) { ["section"]=> string(124) "vrasja-e-biznesmenit-te-njohur-ne-vlore-bashkeshortja-i-ben-dedikim-prekes-ma-bere-me-hile-por-je-rrahja-e-zemres-sime-81255" }