Ngjarja me eksploziv para dy ditësh dhe vrasja e vëllait të Talo Çelës mëngjesin e sotëm, ka vënë në lëvizje autoritetet.
Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle të befasishme në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.
Agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës kanë vijuar kontrollet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Ndërkohë në Elbasan janë shoqëruar në polici 6 persona nga dy familje, kryesisht për vrasjen e Bujar Çelës.
Lexo edhe: Vrasja e vëllait të Talo Çelës, RENEA bastis disa shtëpi në Elbasan, shoqërohen disa persona